Sonte Vllaznia kunder Napolit
Albeu.com
Sonte në "Loro Boriçi" të Shkodrës do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe skuadrës nga Serie A, Napoli, për fazën e dytë kualifikuese të Kupës UEFA.Skuadra e Napolit ka arritur dje në Shqipëri, ndërsa pavarësisht se shkodranët i dinë gjasat e pakta për t’i mposhtu italianët, megjithatë pritet një festë e madhe në mbrëmjen e sotme.

Trajneri i Napolit, Edi Reja, ka deklaruar se skuadra e tij është përgatitur mirë dhe nuk dëshirojnë që të përballen me ndonjë befasi.

“Kjo është një ndeshje ekipesh ndërkombëtare dhe duhet të kemi parasysh se asnjë ndeshje e këtij lloji nuk është e lehtë”, ka thënë Reja.
Shtuar më 14/08/2008, ora 23:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori