Sportingu me mendje te Benfica,"toleron" Skënderbeun?
Në Estadio Jose Alvalade të Lisbonës, Skënderbeu mund të ketë rastin ideal për të marrë pikët e para në grupin H të Europa League. Të enjten në orën 19, kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë Sportingun e Lisbonës me shpresën për të regjistruar një rezultat pozitiv, përballë skuadrës që drejtohet nga Jorge Jesus.

Portugezët edhe pse janë një skuadrat më të frikshme të grupit, gjatë këtij sezoni po mendojnë më shumë për kampionatin ku synojnë të fitojnë titullin, trofe i cili u mungon që nga viti 2002. Për këtë arsye ndaj Skënderbeut, Sportingu nuk pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, pasi vëmendja më e madhe e bardhjeshilëve është të derbi i Lisbonës përballë Benficës që do të zhvillohet të Dielën e ardhshme, raporton Supersport.

Në dy ndeshjet e para në grup skuadra e Jorge Jesus ka grumbulluar vetëm 1 pikë, statistikë kjo që tregon qartë se Sportingu mendon më shumë për kampionatin portugez të cilin e kryeson në kuotë të barabartë pikësh 17 me Porton.
Shtuar më 19/10/2015, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori