Sot është dita e Torres, 2 alternativa të tjera për Milanin
Pëlqej
Fernando Torres është shumë pranë Milanit. Adriano Galliani ka takuar dje agjentin e spanjollit, Margarita Garay, i shoqëruar nga përfaqësuesi italian i futbollistit Gabriele Giuffrida dhe zëdhënësi i tij Antonio Sanz. Palët kanë rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me një pagë neto prej 4 milionë eurosh.

Por sot duhet gjetur akordi edhe me Chelsea-n që nuk do të dalë duarbosh nga ky operacion, ndërsa Roma është në pritje të lajmeve të reja.

Alternativa është Jonathan Biabiany, të cilin Parma e vlerëson me 7 milionë euro dhe që pëlqehet edhe nga Inter. Por sipas asaj që shkruan sot "La Gazzetta dello Sport", po rriten kuotat për Kostas Mitroglou, sulmuesin grek të Fulham. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori