Kampionia e Gjermanisë,
Borussia Dortmund ka hyrë në histori këtë sezon. Ata kanë thyer rekordin e
Bayern Munchen duke u shpallur kampionë me 81 pikë, qëndruan 28 ndeshje pa humbje dhe falë ecurisë pozitive kanë qenë ekipi më produktiv në transfertë.
Për herë të dytë në histori, Kupa e Gjermanisë është njohur në
finale me dy kryesuesit e Bundesligës (2005,
Bayern-Schalke 04 2-1). Teksa
Bayern Munchen e ka fituar 8 herë dopietën e titujve kombëtarë, skuadra verdhezi ka shansin e vetëm të shkruajë historinë për të fituar dopietën e parë gjatë historisë së klubit.
Dortmund kundër
Bayern do të jetë dueli i dytë në
finale, pasi në vitin 2008 kanë qenë bavarezët që triumfuan në shtesë 2-1 falë golit të italianit Luca Toni.
Ndërkohë, imazhi dhe paraqitja e
Borussia Dortmund ka ndryshuar shumë pas ardhjes në krye të teknikut Jurgen Klopp në krye të pankinës verdhezi. Ai është i vendosur ta fitojë kupën e parë si trajner si dhe të çojë në tre numrin e kupave në muzeun e "Kanarinave".
Duke qenë se kjo
finale transmetohet në më shumë se 150 shtete, trajneri Jurgen Klopp e ka cilësuar këtë sfidë si një
finale "Wembley" apo "Wimbeldon", ku interesi është tejet i madh dhe ku do të dalë në pah futbolli modern i ofruar nga filozofia gjermane.
"
Bayern Munchen do përpiqet të marrë maksimumin, ashtu si ne. Ka për të qenë një
finale e zjarrtë, me shumë ritëm dhe emocion. Ky duel me të drejtë mund të cilësohet si një "Wembley gjerman" apo "Wimbeldon". Të paktën për mua këtë format do të ketë. Për fat të mirë u shpallëm herët kampionë, madje rekord, dhe patëm kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur. Ka parë gjithnjë
finale, por kjo do të arrijë majat. Është një duel mes dy skuadrave më të mira të Bundesligës. Për mua është historike dhe si presioni dhe përgjegjësia është tejet lart. Të gjithë ne kemi ëndërruar për këtë ditë dhe ky është objektivi maksimal për një ekip në evenimentet kombëtare. Duam të hyjmë në histori, pasi kemi shansin për herë të parë pas 103 viteve të fitojmë dopietën. Për ne do jetë ditë historike", u shpreh gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp.
Finalja e Kupës së Gjermanisë mes
Bayern Munchen dhe
Borussia Dortmund luhet sonte në orën 20.00 në stadiumin "Olimpik" të Berlinit. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2012,
ora 13:00