Sot hidhet shorti, kundërshtarët më të rrezikshëm për Messi-n dhe Ronaldon
Sot në orën 18:00 në Monaco do të hidhet shorti që do të përcaktojë fazën e grupeve për sezonin e ri në Champions League.

Pas përfundimit të eliminatoreve, Europa u njoh mbrëmë me 32 ekipet finaliste të këtij sezoni në Ligën e Kampioneve, që do të mësojnë kundërshtaret e tyre gjatë ceremonisë në “Grimaldi Forum”.

Pa dyshim skuadra që do të kërkojnë të shmangin të gjithë është Reali i Madridit që këtë vit pozicionohet në vazon e dytë dhe me shumë mundësi goglat mund të formojnë “grupin e vdekjes”, shkruan SYRI.net.

Real Madridi mund të jetë në një grup me Juventusin, Bayer Leverkusen dhe Lille.

Nëse fati e pozicionon Juventusin dhe Real Madridin në të njëjtin grup, atëherë kjo do të ishte përballja e parë e Cristiano Ronaldos kundër ish-klubit me të cilin prej 9 vitesh shkroi historinë duke thyer çdo rekord të mundshëm.

Vazo 1: Liverpool, Chelsea, Manchester City, Barcelona, Juventus, Bayern Munchen, PSG dhe Zenit.

Vazo 2: Real Madrid, Atletico Madrid, Borusia Dortmund, Napoli, Shakhtar Donietsk, Tottenham, Ajax dhe Benfica.

Vazo 3: Lyon, Bayer Leverkusen, Salzburg, Olympiacos, Club Brugge, Inter, Dinamo Zagreb.

Vazo 4: Lokomotiv Moska, Genk, Zvezda, Galatasaray, RB Leipzig, Slavia Prague, Atalanta, Lille.
Shtuar më 29/08/2019, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori