Sot jepet verdikti zyrtar për Kasanon
Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i intervistuar ditën e djeshme pranë ambjenteve të Poliklinikës së Milanos, ku mbahet i shtruar Antonio Kasano dhe është shprehur për mediat e shumta aty pranë rreth asaj që pritet të ndodhë në orët në vijim. “Situata po përmirësohet. Jemi optimistë, por gjithsesi nesër (sot) do të dalë një komunikatë e përbashkët e Poliklinikës së Milanos dhe klubit Milan në të cilën do të sqarohet gjithçka mbi atë që ka ndodhur. Kini pak durim”, mësohet të ketë thënë mumri dy i kuqezinjëve.

Sulmuesi i Milanit u vizitua në spital edhe nga kolegu i tij interist, Giampaolo Pazzini, me të cilin barezi ka luajtur sezone të shkuara tek ekipi i Sampdorias.
Sulmuesi i Italisë dhe Inter në daljen e tij nga spitali ka dashur të qetësojë fansat e Kasanos dhe ka thënë për mediat: “Është mirë dhe bënte shaka gjatë gjithë kohës”, deklaroi Pazzini. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori