Sot në 15:00, prezantohet trajneri i Kombëtares shqiptare
Federata Shqiptare e Futbolli ka njoftuar mediet së në orën 15:00, në ambientet e saj, do të zhvillohet një konferencë për shtyp, ku do të flasë presidenti Armand Duka.

Edhe pse nuk jepen detaje të mëtejshme mësohet se kjo konferencë organizohet për të prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares, italianin 73-vjeçar Edy Reja, i cili pason në këtë detyrë të shkarkuarin Panucci. Detajet e marrëveshjes dhe objektivat do të zbulohen nga kreu i FSHF-së dhe tekniku i ri i përfaqësueses.
Shtuar më 17/04/2019, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori