Sot ne Vankuver fillojne Lojerat Olimpike Dimerore
Albeu.com
Flaka olimpike ka arritur në Vankuver të Kanadasë, ku sonte hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore. Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, është në mesin e atyre që do të mbajnë flakën sot.
Garat do të fillojnë edhe para nisjes së ceremonisë zyrtare, ku skiatorët do të konkurrojnë në garat kualifikuese. Mbi 5000 atletë nga 80 vende pritet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zgjasin 17 ditë. Shqipëria përfaqësohet nga skiatori Erjon Tola i cili do të garojë në dy dispilina të ndryshme. Tola ka marrë pjesë edhe në Lojrat Olimpike Torino 2006.
Shtuar më 12/02/2010, ora 16:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori