Sot ora 17:00 Cardiff-Liverpool, "The Reds" gati të rimarrin kreun
7 fitoret radhazi mes Premier League dhe Champions League janë një tregues i qartë i formës së shkëlqyer që po kalon Liverpooli i Jurgen Klopp.

Megjithatë ai barazim në derbin ndaj Evertonit po vazhdon t’i kushtojë rëndë të kuqëve të cilët sot luajnë sfidën e fundit delikate që u ka mbetur nga ky sezon.

Objektivi i Liverpoolit është një dhe i vetëm të fitojë ndaj uellsianëve të Cardiff City për t’u ngjitur përkohësisht sërish në krye të Premier Leagues me shpresën që Manchester City të gabojë në sfidën e prapambetur që ka ndaj Manchester United në Old Trafford të mërkurën e ardhshme.
Gjithsesi sfida e sotme është si një thikë me dy presa për Liverpoolin pasi edhe Cardiff City luan shanset e fundit për mbijetesën dhe sot do të hidhet në fushë për fitore pasi as barazimi nuk i mjafton.

Shtuar më 21/04/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori