Sot, Shqipëri-Qipro
Shqipëria do të përballet sot me Qipron në ndeshjen e parë për eleminatorët e Botërorit 2014, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Një ditë më parë, trajneri Gianni de Biassi bëri një rezume të përgjithshme të skuadrës, pa zbuluar formacionin, por duke lënë të kuptohet se surprizat do të jenë të pakta.

Për teknikun italian, më e rëndësishme se gjithçka është nisja me fitore e fushatës eliminatore. Katër ditë më pas kuqezinjtë do të përballen në tranfertën e Luzernës kundër Zvicrës, e cila është dhe favoritja kryesore në grupin E.


Kombëtarja vjen në këtë takim pa Elis Bakaj të dëmtuar dhe Gjergj Muzaka të pagrumbulluar nga tekniku De Biasi, ndërsa pjesa kryesore e sulmit vjen pas një jave pozitive pasi përveçse kanë luajtur si titullarë në ekipet e tyre, edhe kanë shënuar gola. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori