Sot starton Kupa e Konfederatave, ja kalendari dhe skema (FOTO)

Skema
Sot starton Kupa e Konfederatave, që do të zhvillohet në Rusi, dhe do të shërbejë si një test për Kupën e Botës 2018.

Gjashtë kampionët e kontinenteve, plus fituesit e Kupës së Botës 2014 dhe vendi organizator, do të garojnë në dy grupe me nga katër ekipe, ku dy të parat do të shkojnë në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Rusisë vendase dhe Zelandës së Re, që do të luhet sot në orën 17:00. Nesër luan Portugalia ndaj Meksikës, dhe Kameruni kundër Kilit. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2017, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori