Sot supersfida Inter-Napoli, zikaltrit pa Nainggolan në fushë
Sot në mbrëmje në orën 20:30 do të luhet supersfida Inter-Napoli, një takim që pa dyshim do të tërheqë më shumë shikuesit në javën e 18 të kampionatit italian të futbollit, shkruan Albeu.com.

Zikaltrit po kalojnë një moment krize ata që pas eleminimit nga Liga e Kampioneve duket se kanë humbur atë vrullin e fillim sezonit.

Skuadra e Luciano Spalletit vjen pas barazimit të turpshëm 1-1 ndaj Chievos së vendit të fundit. Megjithatë Interi ka mbështetjen e tifozve dhe sot në stadium priten reth 65 mijë tifozë.

Në kampin tjetër, Napoli, sa i përket dueleve në transfertë, duket se qëndron i qetë. Skuadra e Ancelottit në 5 sfidat të fundit ka vetëm 1 barazim dhe 4 suksese radhazi, i fundit ishte ai ndaj SPAL-it në shifrat 1-0. /albeu.com/

Gjithsesi, Napoli dukshëm është në një formë më të mirë se rivali i tyre, teksa dëshira është të marrë suksesin e radhës në këtë transfertë.

Në pesë përballjet e fundit mes Interit dhe Napolit janë arritur dy barazime pa gola, dy fitore të Napolit dhe një për Interin.

Formacionet e mundshme:

Inter 4-2-3-1 Handanovic, Vrsaljko, Skriniar, De Vrij, Asamoah, Brozovic, Vecino, Politano, Joao Mario, Perisic, Icardi

Napoli: 4-4-2 Mret, Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Ghoulham, Callejon, Allan, Hamsik, Fabian Ruiz, Milik, Inisnge.
Shtuar më 26/12/2018, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori