Sot të gjithë shqiptarët me Skënderbeun
Pëlqej
Skënderbeu do të presë sot Partizanin e Beogradit, në një takim që nuk vlen thjesht për fazën e grupeve të Europa Ligës.

Vëmendja e shqiptarëve mbrëmjen e sotme do të jetë pikërisht në ‘Elbasan Arena’, ku korçarët do të përballen me një ekip serb dhe takime të tilla nuk mund të jenë aspak normale.

Drejtuesit e klubit korçar kanë bërë thirrje që nacionalizmi të mos jetë i pranishëm në Elbasan, ndërsa trajneri Daja, pranoi tensionin e sfidës, teksa tha se ka punuar edhe me anën psikologjike të ekipit, për t’u përqendruar vetëm te fusha e lojës.

Por, përtej gjendjes emocionale që të shkakton kjo përballje, Skënderbeu sot do të luajë për 3 pikë, të cilat mund të rezultojnë të arta në ecurinë e aventurës europiane të korçarëve.

Llogaritë e kualifikimit janë krejtësisht të hapura në grupin B, pasi veç Dinamos së Kievit kryesues, të tre skuadrat e tjera kanë të gjitha mundësitë të arrijnë të dytat.

Korçarët nuk e fshehin ambicien, ndërsa trajneri Daja thekson se ekipi i tij i ka të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për të vijuar edhe më tej në këtë kompeticion. Por a do të arrijë Skënderbeu, që për 90 minuta do të jetë ‘kuqezi’, t’ia dalë të mposhtë serbët dhe të tentojë kalimin e grupev. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori