Southampton përmbys dhe eliminon Arsenalin nga kupa (VIDEO)
Southamptoni ka mposhtur Arsenalin në Emirates Stadium me rezultatin 1-2, duke e eliminuar nga League Cup.

Alexis Sanchez kaloi Arsenalin në avantazh që në minutnë e 14, por pa përfunduar pjesa e parë, mysafirët e përmbysën rezultatin.

Fillimisht, Dusan Tadic barazoi nga penaltia (20’) dhe pastaj Nathaniel Clyne shënoi për epërsinë e mysafirëve (39’).

Ekipi i Arsene Wenger nuk arriti që të bënte diçka në pjesën e mbetur të takimit, ashtu që u përjashtua nga Kupa e Ligës.

Në fazën tjetër është kualifikuar edhe Stoke City në dëm të Sunderlandit. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2014, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori