Southampton, roveshata fantastike e Pelle (VIDEO)
Pëlqej
Është Graziano Pelle italiani që po shkëlqen më shumë në Premier League. Bomberi i Southampton ishte vendimtar në sfidën e djeshme kundër QPR-së, e fituar nga 2-1 nga vendasit.

Kur rezultati ishte 1-1 dhe vetëm dy minuta pas golit të miqve, në minutën e 68 ish sulmuesi i Feyenoord nxorri nga repertori i tij një roveshatë spektakolare që ngriti në peshë stadiumin.

Tani Southampton e sheh veten në vend të dytë me 13 pikë, 3 më pak se Chelsea dhe 2 më shumë se Manchester City. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori