Ka qenë një mbrëmje për t’u harruar ajo e djeshmja për Spanjën. Iberikët u ndalën nga Zvicra (1-1), në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Një takim ku
Sergio Ramos humbi dy penallti. Mirëpo sikur të mos mjaftonin këto, një tjetër
Sergio duhet të përballet me një goditje të rëndë.
Kështu,
Sergio Busquets, mesfushori i Barcelonës, është dëmtuar në gju. Lajmi është dhënë nga kombëtarja spanjolle përmes një
njoftimi në
rrjetet sociale. I zëvendësuar në minutën e 73-të, 32-vjeçari vuan nga një ndrydhje e lehtë e ligamentit të kolateralit të jashtëm të gjurit të majtë dhe do t’i nënshtrohet një skaneri në Sevilje gjatë ditës.
Shtuar më 15/11/2020,
ora 15:28