Spal drejt Serie B, e ardhmja e Berishës mister
Etrit Berisha do të largohet në fund të sezonit nga Spal.

Portieri shqiptar është huazuar nga Atalanta por nuk do të blihet nga bardhekaltërit.

Spal është me një këmbë në Serie B dhe lojtarët e huazuar do të largohen nga ekipi për t’u kthyer të skuadra e tyre.

Një nga ata që do të largohet është edhe portierit I Kombëtares që do të kthehet te Atalanta.

Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Berishës pasi te zikaltërit titullar është Gollini dhe zor se Gasperini do e largojë nga formacioni.
Shtuar më 19/04/2020, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori