Spaletti: U nervozuam pas golit
Inter i ka thënë lamtumirë Europa League pas humbjes 1-0 të pësuar në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga trajneri Luciano Spalletti në përfundim të ndeshjes:

- Çfarë i mungoi Inter-it sot?

"Kemi humbur ekuilibrin që në fillim dhe kemi bërë disa gabime. Jemi nervozuar pas golit të tyre dhe gjithçka është bërë më e vështirë".

- A ka një problem personaliteti brenda ekipit?

"Pritet shumë nga Inter, kërkohet që të bëhemi menjëherë një ekip fitues, por mundësitë janë të pakta. Ne e kemi humbur ekuilibrin menjëherë. Ishim në shtëpinë tonë dhe duhej të ishim treguar më të zgjuar, por kemi bërë rrëmujë duke dashur të gjenim golin dhe duke mos luajtur si ekip. Në fund, barazimi 0-0 në Gjermani na ka penalizuar".

- Keni frikë se ky rezultat mund të ndikojë edhe në derbi?

"Frikë nga Milan-i? Do të luajmë futboll apo do rrihemi? Duhet të kemi më shumë besim, por kjo është një gjë që duhet të vijë në mënyrë të natyrshme. Sigurisht, duhet të bëjmë më mirë se sot". /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori