Spalleti analizon ndeshjen përball Eintracht Frankfurt, flet dhe për Icardin
Trajneri i Inter-it, Luciano Spalletti, ka analizuar barazimin 0-0 të marrë në fushën e Frankfurt-it në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Europa League, shkruan Albeu.com

"Dua t'i bëj komplimentet lojtarëve, sepse kanë luajtur me autoritet", ka thënë trajneri zikaltër për "Sky Sport".

"Gjithçka do të varet nga ndeshje e kthimit, por mendoj se kemi marrë një rezultat pozitiv".

"Penalltia e Brozovic? Është një lojtar që di t'i gjuajë penalltitë, ashtu si Perisic dhe Politano.
Gabimet ndodhin, ai donte ta godiste dhe ishte i bindur se do të shënonte".

"Perisic? Kam folur me të dhe më ka thënë se ka një shqetësim në kofshë, por besoj se e kemi zëvendësuar në momentin e duhur dhe se mund ta rikuperojmë shumë shpejt".

"Icardi në ndeshjen e kthimit? Marotta ka folur me të dhe duhet të pyesni atë. Ashtu siç e dini edhe ju, mua më ka thënë para disa ditësh se nuk mund të luante për shkak se ndiente një dhimbje në gju". /albeu.com/

Shtuar më 07/03/2019, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori