Spalleti dënon Dzekon, duhet t'i harrojë penalltitë
Trajneri Romës, Spalleti nuk ka ndërmend ta lejojë më sulmuesin Edin Dzeko, që të godasë penalltitë. Deri më tani, boshnjaku ka dështuar dy herë të shënojë nga pika e bardhë, së fundi në ndeshjen kundër Crotones, që Roma e fitoi me rezultat 2:0, dhe kjo ka mjaftuar që trajneri Luçiano Spalleti të humbasë durimin.

Sipas “Sky Sport”, në vazhdim të edicionit, nëse në fushë nuk do të jetë kapiteni Francesco Totti, penalltitë do t’i ekzekutojë Diego Perotti, ndërsa nëse edhe ai mungon, kjo detyrë do t’i lihet Daniele De Rosit, pastaj Kevin Strotman


Shtuar më 15/02/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori