Spalleti karikon Interin para dy finaleve me Sassuolon dhe Lazion
Interi ka dy finale para me të cilat do të vlerësojë sezonin si pozitiv ose negativ. Sassuolo këtë të shtunë dhe një javë më pas në Romë kundër Lacios. Spalleti karikon skuadrën e tij para ndeshjeve që do vulosin sezonin.

“Për të fituar ndeshjen kundër Sassuolos duhet të luajmë në mënyrën e duhur”, u shpreh në konferencën për shtyp trajneri Spalletti. “Skuadra është stërvitur shumë mirë gjatë kësaj jave dhe do të kemi padyshim mbështetjen e tifozëve që janë të shumtë në këtë ndeshje(75 mijë bileta të shitura). Nëse kemi arritur në këtë pikë të sezonit jemi edhe për meritë të tifozëve”, tha Spalletti.

“Nuk duhet të harrojmë se kundër Sassuolos luajmë gjysmëfinalen dhe javën tjetër kemi finalen me Lacion. Sa i përket sezonit ka ardhur momenti të bëjmë një bilanc. Kur jemi ende në javën e parafundit kemi 4 pikë më pak se Roma, ndërsa një vit më parë ishin 16 më pak, ndërsa nga Lacio jemi vetëm 2, ndërsa ishim 9 pikë më pak një vit më parë dhe kështu edhe ndaj Milanit e Atalantës. Jemi një skuadër e fortë dhe megjithëse kemi kaluar një moment të vështirë, ja dolëm. Nuk kemi ndryshuar vetëm falë Cancelos dhe Rafinhës, pasi skuadra ka shumë elementë të tjerë kualitativë”, tha më tej Spalletti.

“Mua më intereson të fitoj garën, ai që mendon në goleadë nuk merr vesh nga futbolli dhe për më shumë nuk ka respekt për kundërshtarin. Dua të fitoj 1-0. Edhe pse janë 5 futbollistë që rrezikojnë për shkak të kartonëve në fushë do të jenë më të mirët”, tha trajneri zikaltër.

“Sigurisht që mund të jap një vlerësim për sezonin që kemi bërë dhe unë mendoj se marrim një mjaftueshëm të plotë, pra një 6.5, edhe pse duhet të ndërhyjmë në disa elementë që nuk arritëm t’i bënim verën e shkuar. Lider i skuadrës? Padyshim Skriniar e ka demonstruar që nga korriku kur u bë pjesë e skuadrës. E konfirmoi edhe në dhomat e zhveshjes dhe është një nga ata futbollistë që mund të luajë në skuadrat më të mira të botës”, përfundoi konferencën për shtyp trajneri i Interit. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori