Luciano Spalletti është i lumtur me aventurën zikaltër tek Interit dhe dëshiron që ta trajnojë sa më gjatë që të jetë e mundur.
“Nëse flas tani për afatin kalimtar, do të isha duke e drejtuar një skuadër
virtuale”.
“De Vrij? Ai do të ishte kapiten i kësaj skuadre
virtuale”.
“Pse Icardi do të
qëndroj? Pasi kjo fanellë me shiritin e kapitenin është më e mirë se të tjera”.
“Pasi e njoh atë, ai ka karakterin që e bën dallimin: ai nuk është prej atyre që i pëlqen të largohet pa e bërë ndryshimin., pa lënë gjurmë”.
“E ardhmja ime? Punoj çdo ditë me angazhimin maksimal,që të
qëndroj te Interi sa më gjatë që të jetë e mundur, ndoshta për të arritur edhe diçka të rëndësishme” përfundoi tekniku i zikaltërtëve. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018,
ora 11:44