Spalleti: Milani nderoi derbin
Inter ka triumfuar në derbin e Milaos duke mposhtur Milan me rezultatin 3-2 në një San Siro të mbushur plotë.

Luciano Spalletti nuk e pa të gjithë ndeshjen nga stoli pasi është nxjerrë me karton të kuq nga arbitri gjatë minutave të fundit të takimit.

Gjithsesi, ai është shfaqur përpara mikrofonave për të folur rreth fitores së rëndësishme të Inter.

...për rolin e Vecino-s: "Kam tre lojtarë në mesfushë, mes tyre, ai është lojtari që vrapon më shumë. Ai bëri një paraqitje të madhe. Vecino vrapon 14 km për ndeshje."

...për paraqitjen e skuadrës: "I kam përgëzuar të gjithë në dhomat e zhveshjes. Kemi luajtur me vështirësi. Brozovic ka luajtur me probleme muskulore."

...për Milan: "Ata po luajnë futbollin e tyre dhe meritojnë elozhe. Të luash këtë ndeshje nuk është e lehtë, por ata më pëlqyen sot. Gattuso duhet të jetë i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij, ata luajtën një ndeshje të hapur dhe nderuan derbin."

...për Martinez: "Ai është një nga ata lojtarë që mund të marrë përgjegjësi. Është i jashtëzakonshëm. Kemi gjetur një sulmues të fortë i cili na kryen shumë punë." /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2019, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori