Spalleti për Icardin: Nuk më intereson më ai lojtar
Në prag të ndeshjes që Interi do të luajë nesër në Europa League ndaj rivalëve gjermanë të Eintrach Frankfurt, për mediat ka folur trajneri Luciano Spalletti, shkruan Albeu.com

"Është një ndeshje e rëndësishme për ne, që vjen në një moment delikat. Gjithsesi jemi përgatitur mirë", tha trajneri zikaltër.

Në këtë sfidë do të mungojë sërish sulmuesi Mauro Icardi, por për trajneri Spalletti ky nuk është më një problem, pasi u mësua me këtë situatë.

"Është e njëjta situatë si para dy javësh. Nuk më intereson më kjo çështje, unë merrem me ata që kam në dispozicion dhe që më duhet të hedh në fushë për të fituar ndeshjen", tha trajneri.

Në lidhje me një takim që klubi ka patur me sulmuesin, Spalletti tha:

"Nuk kam marrë ende asnjë informacion, pasi kam qenë në stërvitje. Për mua rëndësi ka Interi dhe ata që zbresin në fushë, ku vlejnë principet dhe idealet për të respektuar këtë fanellë. Kur luan në ekipe të tilla të mëdha, siç është Interi ndodhin gjithnjë gjëra të pakënaqshme, por e rëndësishme është menaxhimi i situatave të tilla. Këtë gjë një lojtar duhet ta shfaqë në fushë me cilësitë e tij. Ky është çmimi që gjithsecili duhet të paguajë kur luan në këto nivele". /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2019, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori