Ndërsa tifozët e Interit numërojnë
ditët që nga fitorja e fundit në kampionat kundër Chievos, plot një muaj më parë, trajneri Luciano
Spalletti duket i qetë dhe beson se skuadra ka forcë që të rikthehet në formën e saj më të mirë.
Prej ditësh Interi lidhet me emrat e argjentinasit Pastore të PSG, që ka kërkuar një tjetër skuadër, si edhe
Mkhitaryan nga Manchester United.
Mediat italiane zbuluan madje edhe një takim në
ditët e para të vitit të trajnerit me dy njerëzit e merkatos, Sabatini dhe Ausilio, por duket se nuk ka shenja për përforcime.
“Duhen 40 milionë euro për të blerë
Pastoren dhe
Mkhitaryan. Nuk i kemi dhe e kotë që të shikojmë për emra të tjerë. Duhet t’i bëjmë mirë llogaritë, si ne edhe të tjerët”, tha
Spalletti në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Fiorentinën.
“Kemi punuar sipas objektivit. E dimë mirë se çfarë kërkojmë. Në futboll nuk mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë, por ne duhet të jemi gati për të rritur kualitetin e futbollistëve. Fillimisht duhet të jenë mirë nga ana mentale dhe më pas nga ajo fizike”, përfundoi
Spalletti. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018,
ora 22:37