Spalletti: Fitorja me përmbysje na entuziazmon, tani e dimë potencialin tonë
Pëlqej
Një sukses i këtij tipi i duhej pikërisht Interit, pas asaj nisje të keqe të kampionatit.

Fitorja me përmbysje ndaj Tottenhamit ka shkundur grupin e Luciano Spallettit, dhe trajneri nuk do ta lërë pa shfrytëzuar këtë rast.

"Fakti që përmbysëm rezultatin na jep një entuziazëm akoma më të madh se sa thjesht fitorja në një mënyrë normale. Kemi parë të gjithë stadiumin që ishte pjesë e jona në fitore. Ky sukses na jep një mendim tjetër për potencialin që kemi. Zhbllokimi i lojtarëve si Ikardi është thelbësore, ai është një pikë referimi për ne në sulm. Ai e dashuron Interin. Nëse rregullojmë edhe disa gjëra, mendoj se do të bëhemi një skuadër akoma më e mirë", u shpreh Spalletti në fund të ndehsjes. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori