Spalletti-Icardi, cili do të largohet në fund të sezonit
Luciano Spalletti duket se e ka bërë zgjidhjen e tij dhe ka vendosur të aktivizojë sërish Lautaro Martinezin titullar edhe ndaj Juventusit, ndërsastol do të mbetet ish kapiteni Mauro Icardi.

Sipas mediave pranë klubit zikaltër, marrëdhënia mes teknikut dhe sulmuesit argjentinas nuk është rikuperuar për asnjë moment dhe pikërisht për këtë arsye, Spalletti ka vendosur at lërë sërish në stol numrin 9.

Heqja e shiritit të kapitenit në shkurt, por edhe qëndrimi përreth 40 ditë jashtë skuadrës, ka bërë që vlera e Icardit në treg të bjerë ndjeshëm, ndërsa drejtuesit shpresojnë vetëm në ndonjë shkëmbim të mundshëm me ndonjë tjetër futbollist, për të mos e shitur për shifra aspak të pranueshme.Ss.

Megjithatë Wanda Nara ka këmbëngulur se Icardi do të mbetet pjesë e Interit edhe për sezonin tjetër, ndërsa e vetmja gjë e sigurt për momentin, është që njëri mes sulmuesit dhe trajnerit Spalletti, do të largohet në fund të sezonit.

Gjasat më të mëdha janë që të largohet tekniku, pasi prej kohësh është raportuar se Interi ka kontaktuar me emra të tjerë për t’u besuar pankinën në sezonin e ardhshëm, ndërsa në krye të listës qëndron Antonio Conte.
Shtuar më 24/04/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori