Spalletti: Interi e meritoi fitoren ndaj Beneventos
Pëlqej
Luciano Spalletti thotë se Interi e meritoi fitoren ndaj Beneventos, megjithëse vuajti shumë për ta arritur atë.

“Është e qartë se momentalisht nuk jemi duke luajtur me karakter apo cilësi.” tha fillimisht ai.

“Ishte e qartë që prej nisjes së ndeshjes sepse nuk arritëm ta mbanin topin në lojë. Kjo tregoi se me sa shumë presion dhe tension përballen këta djelmosha”, ka thënë Spalletti.

“Pas kësaj, bëmë shumë gabime, por mund ta shihni se ata luajtën me zemër”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori