Spalletti ka një kërkesë të veçantë për Interin
Trajneri i skuadrës së Interit, Luçiano Spalleti ka një kërkesë të veçantë për lojtarët. Ai tha se i pëlqeu vetëm pjesa e parë me Lacion dhe se skuadra duhet të mbajë ritmin në 90 minuta.

“Paraqitja e ekipit është gjëja më e rëndësishme. Kemi mundësinë të kontrollojmë ndeshjen siç e bëmë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kemi humbur topin më shumë sesa duhet, duke lejuar Lazio-n të na shkaktonte problem.

Prandaj them që nuk jemi anti-Juve. Luajtëm mirë në pjesën e parë, dhe kaq. Kjo është ambicia e Inter, të ketë mentalitetin dhe të kontrollojë ndeshjen në Olimpico ndaj një ekipi cilësor”, tha Spalletti. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2018, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori