Spalletti kërkon më tepër nga ekipi
Skuadra e Interit do të rikthet të luajë nesër në mbrëmje përballë skuadrës së Spalit. Zikalërit kanë arritur rezultate të shkëlqyera javët e fundit dhe për këtë arsye trajneri Spalleti kërkon të bëjë rrotacion. Në konferencën për shtyp Spalletti tha se skuadra e tij nuk duhet të kënaqet me kaq dhe duhet të japë akoma më tepër.

“Në këtë takim mund të përdorë rrotacionin për t’i dhënë hapësira lojtarëve që nuk janë aktivixzuar shumë minuta. Çdo ndeshje është një test i një rëndësie të veçantë dhe futbollistët kanë mundësinë për të treguar se sa vlejnë. Duhet të ruajmë kualitetin që kemi treguar në ndeshjen e fundit dhe jam i sigurtë se ekipi është gati”, tha Spalletti. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori