Spalletti: Ndër të paktët që e konsideroj Tottin akoma si lojtar të vërtetë
Luciano Spalletti ka deklaruar se ai është ndër të paktët që e trajton Francesco Tottin akoma si një lojtar të vërtetë.

Trajneri dhe kapiteni patën disa mosmarrëveshje dhe legjenda italiane e futbollit që është në sezonin e tij të fundit me Giallorossët, vazhdon të ngrohë bankën rezervë.

“Ai mund të ketë një qasje ndryshe, por ka vetëbesim të plotë dhe dëshiron t’i ndihmojë Romës që të arrijë objektivat e veta. Unë përpiqem t’i përfshij të gjithë në atë që është më e mira për Romën”.

“Unë e konsideroj Francescon si një futbollist të vërtetë dhe sinqerisht, unë jam nga të paktët që e konsiderojnë të tillë. Unë e zgjedh atë nëse ka gjasa më të mëdha që të luajë më mirë se dikush tjetër”.

“Totti është një lider dhe një pikë referuese për të gjithë, pavarësisht nëse luan ose jo”, ka thënë Spalletti. /Albeu.com/
Shtuar më 10/04/2016, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori