Spalletti: Nuk do të flas më për Icardin
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka premtuar se nuk do të flasë më për sulmuesin argjentinas të skuadrës së tij, Mauro Icardin, pasi që dëshiron të përqendrohet te ata që interesohen për fatin e klubit zikaltër.

“Shumë gjëra janë thënë për Icardin nga Marotta dhe Chang. Që nga tani, unë do të flas vetëm për ata që janë ende këtu, jo ata që nuk janë”, ka thënë Spalletti.

“Kjo pasi që vetëm atyre [që janë pjesë e skuadrës] u intereson për fatin e Interit. Nuk dua të flas për të tjerët më”, deklaroi Spalletti. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori