Spalletti publikon listën e lojtarëve, Nainggolan mungon ndaj Juventusit
Pëlqej
Radja Nainggolan është jashtë listës së skuadrës së Interit për Derbin e Italisë kundër Juventusit, por Sime Vrsaljko është i gatshëm.

Belgu u lëndua në ndeshjen kundër Tottenham në Champions League dhe pritet që po ashtu të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Juventusit.

Luciano Spalleti ka publikuar listën e lojtarëve, me Nainggolan që ka mbetur jashtë, por që mbrojtësi i djathtë, Sime Vrsaljko është kthyer.

Skuadra e Interit kundër Juventusit: Handanovic, Padelli, Berni, Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D'Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Vecino, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic, Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Candreva
Shtuar më 06/12/2018, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori