Spalletti: Rikthejmë Interin në vendin ku i takon
Luciano Spalletti u shpreh i lumtur pas fitores me Cagliarin, 2-0 në "Giuseppe Meazza". Ai pas ndeshjes tha se kërkon të rikthejë Interin e madh, aty ku i takon.

"Po vazhdojmë të rritemi. Skuadra është në gjendje të mirë, fizikisht dhe mendërisht. Është e rëndësishme të shënojmë, dhe të rrisim kualitetin e lojës. Humbëm disa topa, por që mund t’i kishim zgjidhur më mirë ato momente", tha fillimisht Spalletti.

"Unë nervoz? Nuk jam kurrë, por kështu mund të dukem në shprehinë e fytyrës. Unë jam i përfshirë në të gjithë takimin. Duam ta rikthejmë Interin aty ku duhet të jetë, por nuk është diçka e lehtë, nga pikëpamja psikologjike.

"Icardi dhe Lautaro bashkë? Kanë luajtur bashkë edhe ndaj Sassuolos, dhe ne humbëm. Gjithsesi, tani do luajnë më shumë bashkë. Lautaro është një lojtar i fortë, edhe pse pak egoist para portës", përfundoi Spalletti. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori