Spalletti "shpërthen" ndaj Icardit
Trajneri i Interit, Spalletti ka hedhur kritika ndaj MAuro ICardit.

Kjo vejn kur "gjakrat" mes ekipit dhe sulmuesit argjentinas janë teper të nxehta për shkaka se Icardi dëshiron largimin .

Interi së fundmi ka marrë pikët e plota në shtëpi në ndeshjen ndaj Sampdorias, duke triumfuar 2-1, .

I pranishëm në stadium ishte edhe Mauro Icardi, të cilit i është marrë shiriti i kapitenit dhe nuk është duke luajtur me Interin.

Icardi nuk ka zbritur në zhveshtore për të duartrokitur lojën fantastike të të tijve, kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit, Luciano Spalletti.

Icardi në stadium? Jam dakord me gjithçka ka thënë Marotta”, ka thënë trajneri zikaltër për "Sky Sport".

“Gjithsesi, ai duhej me patjetër të kishte ardhur në dhomat e zhveshjesh për të festuar me ekipin. Mendoj se është gëzuar si të gjithë për këtë fitore të rëndësishme”, ka thënë Spalletti për “Sky Sport”.

Pas kësaj fitoreje, Interi ka blinduar vendin e tretë dhe ka shkuar në kuotën e 46 pikëve, 4 më shumë se Milani./albeu.com/


Shtuar më 18/02/2019, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori