Spalletti sulmon gazetarët: Gjërat që shkruani janë qesharake
Një takim Conte-Marota, flitet se ka ndodhur gjatë kësaj jave në Itali. Padyshim që edhe pyetjet që janë bërë nga mediat kundrejt Spallettit kishin këtë temë në fokus.

"Gjërat që ju shkruani janë qesharake. Ajo që ju jeni duke pikturuar nuk përfaqëson stilin e tij të punës, do të ishte amatore", tha fillimisht Spalletti.

"Ai e di mirë se këto gjëra nuk shkojnë për Interin. Selia e klubit është në Duomo dhe kështu nuk është e besueshme. Pastaj Conte mund të shkojë kudo që ai dëshiron, këto zëra nuk ndryshojnë asgjë për mua", deklaroi Spalletti. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2019, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori