Spalletti takim me drejtuesit e klubit, rinovimi njoftohet ditën e nesërme
Pëlqej
Luciano Spalletti ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Interit, në ambientet e klubit zikaltër, ku i pranishëm ka qenë edhe Steven Zhang, djali i pronarit kinez, Zhang Jindong.

Tema e bisedës ka qenë padiskutim rinovimi i kontratës, pasi ajo aktualja përfundon më Qershor të 2019-ës. Mediat italiane kanë zbuluar se palët kanë gjetur akordin për një rinovim deri në fund të vitit 2021, ku natyrisht që pritet edhe një përmirësim i termave financiarë.

Tekniku italian ka dalë i lumtur nga zyrat, teksa është njoftuar se zyrtarizimi i kontratës së re do të bëhet nesër në orën 16:00, ku Spalletti do të mbajë edhe konferencën përmbyllëse për shtyp.

Gjithashtu në takim raportohet se është folur edhe për merkaton, me çështjet Cancelo dhe Rafinha që janë primare për t’u zgjidhur brenda 31 Majit. Nga ana e tij, Spalletti mësohet të ketë kërkuar edhe 3-4 afrime cilësore këtë verë, për t’u prezantuar denjësisht si në kampionat, ashtu edhe në Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2018, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori