Spalletti: Të gjitha ndeshjet janë të vështira në këtë pikë të sezonit
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, pret diçka më shumë nga zikaltrit në takimin e sotëm ndaj Cagliarit.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për klubin nga Milano pasi ata janë në garë të ngushtë Lazion dhe Romën për një vend që dërgon në Champions League për sezonin e ardhshëm.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira në këtë pikë të sezonit”, ka thënë Spalletti për Premium Sport.

“Nga pozita jonë në tabelë dhe nga e tyre është një ndeshje e komplikuar që do karakter dhe kualitete teknike”.

“Duhet të luftojmë për çdo top, pres diçka më shumë, duhet të përmirësohemi dhe mendoj se na duhet një paraqitje e mirë”.

“Roma? Nëse shikojmë ndeshjet e tyre të mbetura ne kemi një avantazh të lehtë”.

“Sa për Mauro Icardin, pres që të gjithë të japin gjithçka nga vetja deri në fund dhe të jenë në dispozicion të skuadrës”.

“Ai tashmë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe do ta përsërisë në gjashtë ndeshjet e fundit”, përfundoiSpalletti. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori