Spalletti: Vendimi për Icardin ishte shumë i vështirë dhe i dhimbshëm
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka sqaruar vendimin e klubit të tij për t’i marrë shiritin e kapitenit Mauro Icardit, duke thënë se ky vendim nuk ishte kundër futbollistit, por ishte për më të mirën e klubit.

Vendimi për Icardin ishte shumë i vështirë dhe i dhimbshëm, mirëpo roli që ti e ke do të thotë që gjëja më e rëndësishme është që të tregohesh i drejtë”, ka thënë trajneri Spalletti.

“Ne i kemi dyert e hapura për të në zhveshtoren dhe ia themi të gjithëve ato që kemi për t’ia thënë, para fytyrës, dhe gjithmonë jemi të qartë. Vendimi i marrë nuk ishte kundër Icardit, por ishte për Interin. Kjo është biseda që e patëm dje me të”.

“Nuk mund të ulem këtu dhe t’i sqaroj të gjitha detajet, mirëpo ishte një vendim i marrë për shkak të drejtësisë. Si pasojë, ne duhet t’i përgjigjemi klubit dhe tifozëve të klubit. Siç thashë, drejtësia sa i përket interesit të ekipit gjithmonë vjen në rend të parë. Koncepti i ekipit është koncepti i një bashkësie”.

“Ne e dimë se vendimi i tij e ka bërë më të vështirë për të gjithë, Icardi është një lojtar shumë i talentuar, kështu që ne duhet ta vlerësojmë të gjithë potencialin e të gjithë lojtarëve të skuadrës sonë”, përfundoi Spalletti. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori