Trajneri i skuadrës së Interit, Luçiano
Spalleti ka theksuar se
Nainggolan do të vazhdojë të stërvitet normalisht me skuadrën ditën e hënë duke konfirmuar se do të mungojë në ndeshjen ndaj Lacios. Ndërkohë që foli edhe për
gjendjen aktuale të grupit.
“Fokusi ynë ka qenë që të jemi më pak pasivë se në ndeshjen e fundit. Duhet të reagojmë ndaj gjërave që nuk shkojnë ashtu siç i kishim parashikuar.
Lojtarët më dhanë një sinjal dje duke më treguar se e kanë kuptuar këtë gjë dhe se nuk do të rrinë në pritje për të parë se si shkojnë gjërat.
Ka shumë ekipe që kanë objektiv një vend mes katër të parëve në renditje dhe kjo e bën sikur të fitosh titullin kampion.
Nainggolan? Ai do të fillojë të vrapojë të hënën dhe më pas do të shohim se si do të shkojë riaftësimi”, tha
Spalleti. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018,
ora 15:58