Spanja, Del Bosque mendon tërheqjen
Del Bosque
Vicente del Bosque mendon të dalë në pension pas përfundimit të kontratës me Spanjën. Trajneri i kampionëve të botës në fuqi deklaroi se nuk ka ndërmend të drejtojë asnjë klub apo përfaqësuese futbolli pas Kampionatit Europian kur dhe i skadon kontrata me Spanjën.

Del Bosque tha se në futboll asgjë nuk është e sigurt 100% por sqaroi se nuk ka zvarritur asnjë tratativë me Federatën e Spanjës për rinovimin e kontratës për shkak të negociatave me ndonjë klub futbolli. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2012, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori