Spanja dhe bota po "lufton" ndaj koronavirusit, Barcelona fillon shkarkimet dhe thellon krizën
Barcelona ka nisur me shkarkime, në një kohë shumë të rrezikshme për ndryshime drastike.

Skuadra e madhe spanjolle ka vendosur që të shkarkojë bordin e drejtorëve kur Spanja dhe tëra bota po lufton pandeminë e po përballet me krizën ekonomike.

Josep Maria Bartomeu ka një plan që të rimodelojë skuadrën katalonase. Presidenti është gati që të fillojë ndryshimet nga shkarkimet e anëtarëve të bordit.

Bartomeu ka mandat deri në vitin 2021 si president dhe dëshiron që gjatë kësaj periudhe të jetë i rrethuar në skuadër me njerëz besnikë të tij. Presidenti ka kërkuar dorëheqjen e Emili Rousaud dhe drejtuesve të tjerë.

Emri i Rousaud është i njohur për të, ngase ai pritet të jetë kandidat për president të skuadrës në zgjedhjet e ardhshme.

Ky anëtar bordi ishte një nga ata që i kërkoi Bartomeu të hiqte dorë dhe të thërriste zgjedhje. Bartomeu nuk dëshiron të llogarisë as në Enrique Tombas, i cili pritet që të vetdorëhiqet.

Të gjithë anëtarët e bordit pritet të shkarkohen deri në berë dhe bordi do të menaxhohet nga njerëzit e afërt të Bartomeu.

Analistët ekonomikë e kanë këshilluar presidentin se këto ndryshime mund ta thellojnë krizën ekonomike të skuadrës, pas shpërthimit të pandemisë.
Shtuar më 08/04/2020, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori