Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Spanja dhe Portugalia bashkë për organizimin e Botërorit
boterori
Spanja dhe Portugalia kanë nënshkruar një marrëveshje për të organizuar së bashku Kupën e Botës 2030.

Federatat e dy vendeve ratifikuan një marrëveshje, e cila parashikon: "Promovimin e kandidaturës së përbashkët për organizimin e Kupës së Botës 2030, duke përcaktuar strategjitë e federatave dhe vendeve".

Federatat, të cilat nënshkruan marrëveshjen përpara një ndeshje miqësore midis ekipeve të tyre kombëtare në Lisbonë, kishin filluar të analizonin mundësinë e një oferte të përbashkët që vitin e kaluar.

Për herë të fundit Spanja e ka pritur Kupën e Botës në vitin 1982, ndërsa në Portugali nuk është organizuar kurrë.
Shtuar më 08/10/2020, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori