Spanja "ferri" tatimor për futbollistët, Modriç i kërkohen 1.2 milion euro
Pëlqej
Organet tatimore në Spanjë po kthehen në një "ferr" të vërtetë për futbollistët që luajnë në La Liga.

Së fundmi sipas asaj që raporton “El Mundo”, mesfushori kroat, Luka Modric që është ende në proces gjyqësor me Agjencinë e Të Ardhurave për evazionin fiskal të periudhës 2013-2014, do të ketë një tjetër përballje me të.

Agjencia e të Ardhurave ka kërkuar që Modriç të paguajë 1.2 milionë euro të tjera në rrugë administrative për shkak të trasnferimit të tij te real Madridi në vitin 2012.

Kroati gjithashtu akuzohet për shmangien e shumës prej 870.728 euro për vitet 2013 dhe 2014.

Modriç duket se i ka kaluar të drejtat e imazhit të tij në një shoqëri me seli në Luksemburg, të kontrolluar nga ai vet. /albeu.com./

Shtuar më 14/09/2018, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori