Spanja “harron” Torresin
Fernando Torres është lënë jashtë skuadrës kombëtare të Spanjë për miqësoren e afërme me Venezuelën. Ish-sulmuesi i Atletiko Madrid, i Liverpulit dhe prej një viti i Celsit, ka qenë në një formë zhgënjyese në “Stamford Bridge”, çka tani i ka kushtuar edhe vendin në ekipin kombëtar.

27-vjeçari nuk ka qenë në gjendje për të “goditur” formën e lartë sportive që nga bashkimi me Celsin, kur la Liverpulin në janar 2011, për një marrëveshje prej 58.500.000 stërlinash. Torres shënoi dy gola gjatë fushatës kualifikuese të “Euro 2012” me Spanjën, ndërkohë që trajneri i iberikëve, Del Boke, ka shpjeguar se ish-sulmuesi i Atletiko Madrid ka nevojë për ta përmirësuar lojën e tij.

“Ky është një pushim për të, pa dyshim, por duhet të shërbejë si inkurajim, – ka thënë Del Boske para gazetarëve, në një konferencë për shtyp. - Lojtarët nuk kanë kohë të relaksohen tashmë. Megjithatë, kjo nuk është një listë përfundimtare e kombëtares së Sapnjës për finalet e “Euro 2012.”

Mbrojtësi Raul Albiol i Real Madridit dhe sulmuesi i Barcelonës, Pedro, janë gjithashtu në mesin e emrave që nuk janë grumbulluar nga Del Boske për miqësoren me Venezuelën. Spanja i ka filluar kësisoji përgatitjet për të përftuar listën e skuadrës përfundimtare për turneun veror, që do të luhet në Poloni dhe Ukrainë.

Barça e dominon listën e Del Boskes me tetë lojtarë, e ndjekur nga Athletik Bilbao dhe Real Madrid, që kanë secili nga katër futbollistë të tyre në kombëtare. Spanja është me Italinë, Republikën e Irlandës dhe Kroacinë në fazën grupore të finaleve të “Euro 2012”. /albeu.com/

Ja edhe skuadra e plotë e Spanjës për miqësoren me Venezuelën:



Portierë: Iker Casillas (Real Madrid), Victor Valdes
(Barcelona), Pepe Reina (Liverpul)
Mbrojtës: Alvaro Arbeloa (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Carles Puyol (Barcelona), Gerard Pique (Barcelona), Andoni Iraola (Athletic Bilbao), Javi Martinez (Athletic Bilbao), Jordi Alba
(Valencia).
Mesfushorë: Xavi (Barcelona), Andres Iniesta
(Barcelona), Cesc Fabregas (Barcelona), Sergio Busquets (Barcelona), Thiago Alcantara (Barcelona), Xabi Alonso (Real Madrid), David Silva (Manchester City), Santiago Cazorla (Malaga), Jesus Navas
(Sevilla), Juan Mata (Chelsea).
Sulmues: Iker Muniain (Athletic Bilbao), Roberto Soldado (Valencia), Fernando Llorente (Athletic Bilbao), Alvaro Negredo (Sevilla)
Shtuar më 25/02/2012, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori