Spanja humb Kielinin atëherë kur i duhej më së shumti
Pëlqej
Në prag të ndeshjes më të rëndësishme për Grupin G ku bën pjesë edhe Shqipëria, Italia ka mësuar se ndaj Spanjës dhe ndaj Izraelit, do të duhet të bëjë pa shërbimet e gorillës, Xhorxho Kielini.

Ai është dëmtuar në pulpën e djathtë, në stërvitjen e fundit dhe rikuperimi i tij në kohë ka qenë i pamundur. Pa Kielinin, trajneri është i detyruar të kthehet në mbrojtjen me 4 lojtarë.

Vendin e tij kundër Spanjë mund ta zërë Barzagli. Ndeshja zhvillohet sot në 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori