Spanja humbet Carvajal dhe Moratan ndaj Shqipërisë
Probleme për trajnerin e Spanjës Julen Lopetegui para ndeshjes me Shqipërinë, në program të premten e ardhshme. Alvaro Moratta dhe Dani Carvajal, pjesë e listës së Spanjës për sfidën që do të luhet në Alicante mund të mos jenë të gatshëm për trajnerin e La Roja-s.

Sulmuesi i Chelseat u dëmtua në minutën e 34 të takimit me Manchester Cityn, Morata pësoi një lëndim në pjesën e pasmë të kofshës së majtë dhe kërkoi zëvendësimin. Në Federatën spanjolle do të presin rezultatet e ekzaminimeve mjekësore të stafit të Chelseat për të mësuar shkallën e dëmtimit me Lopeteguin që ka katër opsione për të zëvendësuar sulmuesin, Sergio Leon, Gerard Moreno, Mariano dhe Suso, por Morata konsiderohej padyshim një pikë e fortë për Spanjën pasi ka shënuar 3 gola dhe dhënë një asist në dy takimet e fundit të La Roja-s, ndërsa me Chelsean ka shënuar 7 gola dhe dhënë dy asiste në 10 ndeshje. Rrezikon të mos jetë ndaj Shqipërisë dhe Dani Carvajal, me Realin e Madridit që paralajmëroi mungesën e mbrojtësit për sfidën me Espanyolin, pasi vuan nga një virus që i ka shkaktuar edhe probleme me zemrën.

Futbollisti vuante prej ditësh por sëmundja e rrallë është konfirmuar vetëm të shtunën, dhe edhe pse bëhet vjalë thjesht për një virus, nuk rekomandohen sforcimet fizike dhe lojtarit mund ti duhen edhe disa javë pushim për kurimin e plotë, ndaj dhe mediat spanjolle e japin me shumë siguri mungesën e tij për ndeshjet me Shqipërinë dhe Izraelin. / albeu.com /
Shtuar më 01/10/2017, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori