Spanja, kampione e botes (VIDEO)
Albeu.com
Spanja, me golin e Andreas Iniestas të shënuar në minutat shtesë, shpallet kompione e re e botës. Pas 90 minutëshit me shumë pak emocione dhe asnjë gol, skuadrat zhvilluan edhe 30 minutat shtesë, derisa në minutën e 116-të, Andreas Iniesta shënoi golin e fitores.Finalja u karakterizua me një lojë mjaft agresive nga të dyja anët, ndërsa këtë e dëshmon edhe numri i madh kartonëve të verdhë të ndarë nga arbitri kryesor Howard Webb. Arbitri gjatë ndeshjes tregoi plot 12 kartona të verdhë dhe një të kuq.

Ky është titulli i parë i kampionit të botës në histori të përfaqësueses spanjolle, ndërsa vjen pas titullit të kampionit të Evropës të fituar në vitin 2008.

Kampionati botëror është eventi më i rëndësishëm futbollistik që zhvillohet një herë në katër vjet. Afrika 2010 dhuroi plot emocione, ndeshje të bukura, finale të parakohshme dhe eliminime të papritura.

STADIUMI: Soccer City / Johannesburg
ARBITRAT: Howard Webb, Darren Cann, Michael Mullarkey, Martin Hansson
HOLLANDA: Maarten Stekelenburg, Gregory van der Wiel, John Heitinga, Joris Mathijsen, Giovanni van Bronckhorst, Dirk Kuyt, Mark van Bommel, Wesley Sneijder, Nigel de Jong, Arjen Robben, Robin van Persie
TRAJNERI: Bert van Marwijk

SPANJA: Iker Casillas, Sergio Ramos, Gerard Pique, Carles Puyol, Joan Capdevila, Xabi Alonso, Xavi, Andres Iniesta, Sergio Busquets, Pedro, David Villa
TRAJNERI: Vicente del Bosque


Shikoni golin:

Shtuar më 11/07/2010, ora 23:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori