Spanja kërkon rinovimin me trajnerin Del Bosque
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe presidenti i saj Villar dëshirojnë qëndrimin e Vicente Del Bosques në pankinën e skuadrës përfaqësuese.

Trajneri iberik, i cili feston 65-vjetorin e tij, e ka lënë disa herë të nënkuptohet se pas përfundimit të Evropianit të Francës do të largohet nga detyra e tij, por krerët e institucionit më të lartë të futbollit në Spanjë kërkojnë rinovimin e kontratës me të edhe pas këtij aktiviteti.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “El Mundo Deportivo”, bisedimet mes drejtuesve të RFEF-së dhe Del Bosques ende nuk kanë nisur, por kjo pritet të ndodhë në harkun e pak ditëve.
Shtuar më 23/12/2015, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori