Spanja mbetet pa trajner për sfidën ndaj Maltës
Spanja do të luajë sot në transfertë ndaj Maltës një ndeshje e lehtë në letër për skaudrën iberike.

Por në këtë sfidë do të mungojë trajneri Luis Enrique. Ai do të mungjë për arsye të forta familjare, teksa lajmi është bërë e ditur nga vetë Federata e Spanjës.

"Informojmë për mungesën e përzgjedhësit tonë Luis Enrike, për ndeshjen e sotme, për arsye të forta familjare. Ju lutemi për të respektuar intimitetin dhe privatësinë e tij. Trajneri i dytë, Roberto Moreno, do të drejtojë në këtë ndeshje ekipin", thuhej në deklaratën e Federatës së Spanjës.

Shtuar më 26/03/2019, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori